Sot me 06.05.2024 janë bërë 25 vite nga vrasja e intelektualit Fehmi Agani.Përmes një komunikate, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka përkujtuar Aganin, duke thënë se ai si akademik, mendjendritur, vizionar e filozof, tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.“Forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, më 6 maj 1999 vranë mizorisht akademik Aganin, dorën e djathtë të Presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova.Ata nuk arritën ta vrasin idealin e tij jetësor, lirinë e popullit dhe pavarësinë e shtetit” – ka thënë presidentja Osmani./Kalllxo.com/