Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka arritur të godet një anije ruse që lëvizë me shpejtësi të madhe – e cila u shkatërrua nga dronët ujor në brigjet Vuzka të Krimesë së pushtuar.
Anija ruse u godit derisa ishte e ndaluar në port dhe u hodh në erë nga droni ujor Magura V5 në gjirin Vuzka, transmeton Telegrafi.
Pamjet nga kamera e vendosur në dronin ujor, tregon sesi rusët e kishin vërejtur dhe vazhdimisht e gjuanin me artileri me shpresën se do ta godasin dhe të parandalojnë sulmin kamikaz.
Megjithatë operatori i dronit e menaxhoi mirë situatën dhe arriti në destinacion duke e goditur direkt anijen ruse.
Kjo nuk është hera e parë që ukrainasit shkatërrojnë anijet ruse me dronë dhe raketa të sofistikuara, që i kanë marrë nga aleatët perëndimorë.