×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Dhunë në një familje në Shtime, vajza e bën për spital babanë e sa

    NgaKotar FactorialPublikuar: 07/05/2024 | 11:23 Publikimo: 07/05/2024 | 11:23

    Një grua është arrestuar mbrëmë në Shtime, pasi e njëjta dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të saj.

    Siç njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti verbal, ku më pas e dyshuara ka eskaluar në sulm fizik.

    Si pasojë e dhunës, viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë e dyshuara është intervistuar në stacion policor nga organet e hetuesisë.

    “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar, babanë e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Me urdhër të prokurorit, ajo është dërguar në mbajtje si e dyshuar për veprat penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Dhunë në familje’./Reporteri/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.