×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Deri më tani janë regjistruar 1,204,560 qytetarë në Kosovë

    NgaKotar FactorialPublikuar: 07/05/2024 | 12:29 Publikimo: 07/05/2024 | 12:29

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizoi konferencë për media, lidhur  me ecurinë e Javës së pestë të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024).

    Avni Kastrati (U.D kryeshef Ekzekutiv), Bekim Canoll  (u.d drejtor i DMTI-së), Idris Shala (udhëheqës i GIS) në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) në konferencë për media, kanë dhënë informacione rreth ecurisë së Javës së pestë në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë me të dhëna deri këtë të martë, ora 9-të e mëngjesit.
    Kastrati ka thënë se deri më tani pjesëmarrja e popullsisë në regjistrim sipas komunave është 1.204.560.

    Ai ka theksuar se kanë mbetur edhe pak takime deri tek të dhënat preliminare.

    “Në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit. Njëkohësisht nuk kemi refuzime të mëdha të qytetarëve edhe ato pak, pas diskutimeve po i pranojnë si një e mirë publike. Edhe pajisjet janë duke funksionuar dhe nuk kemi telashe në terren”, ka thënë Shala./Front Online/.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.