×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare

    NgaKotar FactorialPublikuar: 13/05/2024 | 21:40 Publikimo: 13/05/2024 | 21:40

    Kryeministri Albin Kurti në deklarim pas takimit me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, thotë se zgjedhjet e radhës janë çështje të muajve.Kohë më e mirë për zgjedhje sipas tij janë pranvera ose vjeshta.

    Ai tha se me Krasniqin nuk janë takuar kaherë, dhe se biseduan shumë.

    “I falënderoj udhëheqësit e PDK-së, Krasniqin e Tahirin që iu përgjigjen ftesës. Diskutuam çështjet e aktualitetit politik por me theks të veçantë tek agjenda legjislative. Kemi 13 marrëveshje ndërkombëtare të cilat janë në pritje për tu votuar. Na nevojitet mbështetja e opozitës. Diskutuam për situatën në përgjithësi edhe sa i përket ecjes së Kosovës në integrimet ndërkombëtare, gjithashtu sa i përket mundësisë për  zgjedhje të reja në të ardhmen e afërt por dihet që unë tashmë kam hyrë në vitin e fundit të mandatit qeverisës. Ata e kanë përcaktuar kandidatin e tyre për kryeministër”.

    “Zgjedhjet janë çështje muajsh. Jam i interesuar të diskutoj se cila është stina për zgjedhje. Më mirë është në pranverë ose në vjeshtë. Le ta diskutojmë, por nuk dua që për këtë ta imponoj vullnetin tim ose të them se kështu nuk mundet ndryshe. Ta bëjmë debatin në fushatë zgjedhore. Darka ka zgjat shumë, nuk jemi takuar kaherë, kishim shumë gjëra për të diskutuar.  Për KiE i kemi plotësuar të gjitha kushtet, fjalën tash e ka Këshilli i Ministrave. I kemi ftuar të gjitha partitë sonte. Do të insistoj që të takohem me të tjerët. Nuk mund ta përcaktoj datën e zgjedhjeve vet. Nuk shpërndahet Kuvendi me shumicë të thjeshtë”, tha Kurti./Telegrafi/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.