×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Osmani: Po na kërkohet Asociacioni, por askush s’ia kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës për KiE – mungesë totale e baraspeshës

    NgaKotar FactorialPublikuar: 14/05/2024 | 12:30 Publikimo: 14/05/2024 | 12:30

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të Kopenhagës për Demokraci tha të martën se Kosova ka shprehur gatishmërinë të zbatojë të gjitha marrëveshjet, por në anën tjetër Serbia s’po e bën këtë.

    Osmani tha se Kosova po kushtëzohet me hapa drejt Asociacionit për t’u pranuar në KiE, por në anën tjetër, askush s’po i kërkon Serbisë të bëjë pjesën e saj. E para e shtetit tha se kjo është mungesë totale e baraspeshës që minon kredibilitetin e dialogut.

    “Po është sepse duan të zbatojmë çdo gjë që kemi arritur si marrëveshje si pjesë e dialogut. Por, si në çdo kontratë ka dy palë dhe nëse njëra nuk e zbaton asnjë prej pikave të saj, por e minon marrëveshjen dhe në rastin e Serbisë edhe publikisht e deklaron që nuk do ta zbatojë, që nuk e pranon atë. I kemi bërë kërkesë BE-së që të kërkojë nga të dyja palët që të bëjnë çdo gjë paralelisht. Ne kemi kërkuar nga BE-ja që të kërkojë nga të dy palët të implementojnë në mënyrë paralele. Ne s’jemi duke ikur nga obligimet që dalin nga ajo marrëveshje për Kosovën, por Serbia duhet të implementojë në të njëjtën kohë.

    Të jem më konkrete këtu. Obligimi kryesor për Kosovën nga ajo marrëveshje lidhet me të drejtat për komunitetet pakicë, më specifikisht për të krijuar një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe, por kjo është e kushtëzuar me Serbinë që të ushtrojë ushtron njohjen de-facto në mënyrë paralelisht, njëkohësisht , në të njëjtën kohë, sepse siç e kanë thënë Macron e Shcolz e të gjithë liderët tjerë të BE-së përderisa Serbia bën të kundërtën, thotë që nuk do të kemi kurrë njohje Kosovës, nuk do ta lejojmë të bëhet anëtarë e organizatave evropiane cila janë masat e sigurisë që do ti kemi që të mos i lejojmë këtij Asociacioni që të ikë nga kontrolli. Ne shohim problemet që i ka Bosnja me Republikën Srpska. Asociacioni që është prezantuar sot nuk i ngjanë Republikës Srpska, por do të sigurohemi që të mos jetë as i përafërt. Në KiE i kemi kaluar dy fazat me sukses dhe po na thuhet që po duet të implementoni Asociacionin, mirë a do ta bëjë Serbia pjesën e vetë njëkohësisht, që do të thotë vota për Kosovën në KiE, askush nuk ja kërkon këtë Serbisë. Kemi një mungesë totale të barazpeshës që minon kredibilitetin e dialogut”, u shpreh Osmani.

    Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar tashmë se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës po kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Kurti, tha javën e kaluar se qeveria e tij nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke cilësuar “absurd” një kushtëzim të tillë.

    Kurti tha se Kosova e meriton anëtarësimin në KiE pasi plotëson standardet e kërkuara, por shtoi se kërkesa për Asociacionin, si kusht për t’i hapur rrugë Kosovës drejt KiE-së, është absurde dhe joparimore. Kurti u shpreh i zhgënjyer edhe me aleatët e Kosovës, teksa tha nuk e mendonin që shtetet që kanë qenë përkrahëse të Kosovës drejt çlirimit dhe pavarësimit, do të ishin pengesë për rrugën drejt KiE-së.

    Këshilli mblidhet këtë javë pritej që të votonte për kërkesën e Kosovës, e cila muajin e kaluar mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, duke nxitur besimin në Prishtinë për përmbushjen e këtij synimi dhe zemërimin në Beograd.

    Disa nga vendet perëndimore, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, e shndërruan në kusht për votën e tyre hedhjen e hapave konkretë nga Kosova për themelimin e Asociacionit, në bazë të një projektstatuti të hartuar nga diplomatë perëndimorë që iu dorëzua palëve në tetor të vitit të kaluar. /Reporteri.net/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.