×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje

    NgaKotar FactorialPublikuar: 18/05/2024 | 19:10 Publikimo: 18/05/2024 | 19:10

    Agjencia e Statistikave së Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se tashmë regjistrimi i popullsisë është shtyrë deri më 24.052024, duke dhënë detaje mbi Planin e veprimit.“Meqenëse Regjistrimi i Popullsisë në terren, sipas Vendimin të Qeverisë të datës 21 nëntor 2023 ishte deri më 17 Maj 2024, bazuar në kërkesat e disa komunave dhe duke u bazuar në sistemin monitorues që ka ngritur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për ta monitoruar ecurinë e procesit, vlerësuam se mund të ketë individë, ekonomi familjare ose edhe ata që kanë refuzuar (për momentin) dhe kërkuam nga Qeveria një shtyrje të afatit të Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) deri më 24 Maj 2024 që është aprovuar nga ana e Qeverisë”- thuhet në njoftimin e ASK-së.Gjithashtu ASK thotë se gjatë kësaj periudhe, regjistrimi do të bëhet në çdo zonë regjistruese (fshat e komunë) të Kosovës.

    Çfarë duhet të bëjnë qytetarët që kanë mbetur pa u regjistruar dhe kërkojnë të regjistrohen?

    Qytetarët që nuk janë regjistruar dhe kërkojnë të regjistrohen duhet të kontaktojnë në 10 numrat telefonikë që janë edhe në tabelën e mëposhtme, ose të shkruajnë në emal adresën e mëposhtme dhe ta propozojnë kohën e përshtatshme për t’i zhvilluar intervistat.

    Ekipet mobile të ASK-së, varësisht prej zonës dhe distancës, do t’i vizitojnë ato ekonomi familjare për t’i zhvilluar intervistat.Ekonomitë familjare do të regjistrohen vetëm nëse ka thirrje (kërkesë) për t’u regjistruar.

    Intervistat zhvillohen nga ora 09:00 – 19:30.ASK shton tutje se “ky është një rast që duhet shfrytëzuar nga të gjithë qytetarët që nuk janë regjistruar në kohë, sepse një mundësi e tillë shtesë nënkupton që të mos ketë ankesa më pas për mos-regjistrim”.

    “Kërkohet nga qytetarët që të jenë të vëmendshëm që mos ta lënë momentin ose orët e fundit, pasi aspekti kohor mund të mos jetë i mjaftueshëm (thirrjet për t’u regjistruar pranohen deri më datë 24 maj, ora 15:00) derisa ekipet mobile mund t’i zhvillojnë intervistat deri në orën 19:30, të datës 24 maj 2024”- vijon komunikata.

    ASK thekson se meqenëse ka pasur sfida në përzgjedhjen e regjistrueseve në 4 komunat e Veriut dhe për shkak të daljes në terren me vonesë në ato komuna, gjatë kësaj periudhe (18-24 maj 2024) do të ketë numër të mjaftueshëm të regjistrueseve, si dhe do të jenë të hapura Qendrat për Regjistrim në komunat e Veriut, që është një rast ku komuniteti serb në ato komuna të ketë mundësi të regjistrohet.Numrat kontaktues për ReKos20241. Tel: (+383) 046 500-156 (REKOS2024)
    2. Tel: (+383) 046 500-151 (REKOS2024)
    3. Tel: (+383) 046 101-712 (REKOS2024)
    4. Tel: (+383) 046 101-692 (REKOS2024)

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.