×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Gërvalla: Letra e ka humbur relevancën, disa shtete zgjodhën ta mbështesin fushatën e Serbisë

    NgaKotar FactorialPublikuar: 18/05/2024 | 19:12 Publikimo: 18/05/2024 | 19:12

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla- Schwarz, ka thënë se lënia e çështjes së Kosovës jashtë agjendës së mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, më 17.05.2024, është në shpërputhje me thirrjen e Asamblesë Parlamentare.Duke konfirmuar se oferta e qeverisë nuk është marrë parasysh, ajo ka deklaruar se letra që i është dërguar KiE-së tashmë e ka humbur relevancën.Disa vende anëtare të KiE-së, sipas saj, zgjodhën t’i japin mbështetje fushatës lobuese të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës.

    “Në vend të Opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe një propozimi të arsyeshëm e serioz nga Qeveria e Kosovës, disa vende anëtare zgjodhën t’i dalin në krah padrejtësive dhe t’i japin mbështetje fushatës lobuese të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës, duke privuar kështu qytetarët e Republikës së Kosovës nga të drejtat dhe mundësitë që ofrojnë mekanizmat e kësaj organizate, veçanërisht për komunitetet e pakicës etnike dhe komunitetet e tjera të margjinalizuara”- ka thënë ajo.Sipas Gërvalles, në mbledhjen e sotme kishte intervenime nga shtete të ndryshme anëtare të cilat kërkuan anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.Ministrja e Jashtme ka shtuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE).
    “Anëtarësimi i Republikës së Kosovës nuk mund të ndalet, edhe nëse vonohet për shkak të ndonjë kundërshtari të Kosovës apo lobimit të Serbisë. Jemi në rrugë të drejtë dhe po bëjmë punë të mbarë. Nuk kemi lënë gur pa lëvizur, gjithnjë përbrenda kushtetutshmërisë e ligjshmërisë, për interesin e Kosovën”- ka shkruar tutje ajo.

    Kryesuesja e deritanishme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, Dominique Hasler ka deklaruar se çështja e Kosovës është përmendur disa herë në deklaratat e sotme të ministrave të Jashtëm.Në një konferencë për media, ajo konformoi se kanë pranuar një letër nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës me rekomandimin për pranimin e Kosovës në KiE, dhe se brenda presidencës po bëhet gjithçka për të avancuar këtë proces.Ministrja e Jashtme e Lihtenshtajnit theksoi se Komiteti i Ministrave është duke zhvilluar diskutime se si të vazhdohet.Çështja e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë nuk është vendosur në agjendën e kësaj mbledhjeje.Në Kosovë kishte pritshmëri se në këtë takim do të vulosej që shteti më i ri në Europë do të bëhej anëtar i 47-të i KiE-së./Kallxo.com/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.