Presidentja Vjosa Osmani dhe Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen patën “një bisedë produktive” sot, ndërsa diplomatja amerikane erdhi për herë të parë në një vizitë në Kosovë.
Nënsekretarja e Shtetit tha se SHBA-të janë të përkushtuara ndaj popullit të Kosovës dhe e falënderoi Osmanin për punën e saj për t’i mbajtur pozitive marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Presidentja, në anën tjetër, i uroi Allen vizitë të suksesshme në Kosovë, ndërsa përmendi se partneriteti me SHBA-në është ekzistencial për çdo sukses të vendit, raporton Gazeta Express.