×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Njëri nga të plagosurit mbrëmë në Pejë është pjesëtar i FSK-së

    NgaKotar FactorialPublikuar: 23/05/2024 | 15:04 Publikimo: 23/05/2024 | 15:04

    Një nga të plagosurit nga të shtënat me armë gjatë natës së mbrëmshme në Pejë, është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Bëhet fjalë për J.B. i cili së bashku me dy familjarë të tij mbetën të plagosur të mërkurën në Pejë.

    Nga FSK-ja kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se i plagosuri J.B. është pjesëtar i tyre.

    “E konfirmojmë se personi në fjalë është pjesëtar i FSK-së”, thuhet në përgjigjen e tyre për Reporteri.net.

    Për rastin tashmë është arrestuar i dyshuari kryesor, 21-vjeçari Agron Gashi i cili po dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Mëngjesin e sotëm, policia kishte arritur të arrestonte një tjetër person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar dorasin ndihmuar pas kryerjes së veprës.

    Policia ka bërë të ditur se Agron Gashi është recidivist i veprave penale.

    Tre të plagosurit janë trajtuar në QKUK, derisa njëri nga ta, që dyshohet të jetë babai, 51-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Shefi i Intensivës, Shaqir Uka tha për Gazetën Online Reporteri.net se 51-vjeçari i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik të gjatë, nga mbrëmë deri sot në mëngjes.

    “Po njëri nga të plagosurit është në Klinikën Intensive duke u trajtuar. Plagët janë në regjionet e poshtme të barkut (abdomenit) që kanë përfshi lëndimet të enëve të mëdha të gjakut, dëmtime të kockës në këmbën e majtë të cilat kanë qenë shumë gjakderdhëse…Pacienti vazhdon të jetë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pacienti i është nënshtruar intervenimit kirurgjik i cili ka zgjatur nga mesnata deri në orët e mëngjesit”,/Reporteri.net/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.