Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në emisionin DPT te Fidani në ATV ka folur rreth aktualitetit politik, shkruan Reporteri.net.
Bajqinovci ka komentuar bisedat në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila, dhe kryeterroristit serb Millan Radoiçiq.
“Ky rast nuk duhet shikuar në këtë prizëm. Mendoj që është një pikturë më e madhe. Tash po tentojnë që Radoiçiqin ta paketojnë kinse ka edhe raporte me neve, që është e pavërtetë. Këto përgjime që po dalin, janë të atyre përgjimeve të vitit të kaluar e që në fakt nuk tregojnë asgjë. Radoiçiqin duhet ta shikojmë ndryshe, atë i cili në kohën e Albin Kurtit ik maleve”, u shpreh Bajqinovci.
Bajqinovci ka thënë se kjo bisedë nuk tregon asgjë, ndonëse nuk do të duhej të ndodhte.
Kur është pyetur se a ka njerëz të tjerë në Vetëvendosje që kanë pasur kontakte me Radoiçiqin, ai tha “nuk besoj”.
Osmani: Duhet ta mbrojmë planetin që të gjithë e quajmë shtëpi
Read more