×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Gruaja e Radoiçiqit po intervistohet nga Policia e Kosovës në veri

    NgaKotar FactorialPublikuar: 06/06/2024 | 16:41 Publikimo: 06/06/2024 | 16:41

    Policia e Kosovës është duke intervistuar gruan e kryeterroristit serb, të sulmit paramilitar serb në Banjskë, Milan Radoiçiq, përcjell Reporteri.net.

    Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar të enjten për gazetën online Reporteri.net se gruaja e Radoiçiqit po intervistohet me ftesë të Krimeve Ekonomike të Prishtinës.

    Ajo po intervistohet në stacionin policor në veri.

    Policia e Kosovës kishte bastisur dhe sekuestruar pronat e Radoiçiqit në veri disa ditë pas sulmit në Banjskë më 24 shtator.

    Kosova e akuzoi Serbinë për sulmin e 24 shtatorit, por Beogradi zyrtari i mohoi akuzat.

    Pak kohë pas sulmit, përgjegjësinë e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.