Në nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar sot edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Ai, para mediave, është shprehur se falënderues për pritjen që sot i është bërë në Kosovë, në Ditën e Çlirimit.
“Faleminderit Kosovës për mikpritjen, sot është dita e rilindjes së Kosovës, e vënies në vend të asaj padrejtësie shekullore që u mundësua me gjakun, sakrificën e heronjve të UÇK-së”.
“Dua të përgëzoj Kosovën për gjithçka që ka bërë deri tani dhe çdo të bëjë në të ardhmen për të pasur një popull që do të ketë mirëqenie dhe prosperitet, shumë faleminderit për mikpritjen”.
“Festa është e jona të gjithë bashkë, suksesi i Kosovës është sukses i gjithë shqiptarisë”, ka thënë Begaj. /Klankosova.tv