Kosova ka shënuar datën 12 qershor duke festuar 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit – një ditë që symbolizon hyrjen e trupave paqeruajtëse të NATO-s në territorin e saj.
Ky moment historik pasoi fushatën ajrore të kryer nga aleancës veriatlantike kundër forcave ushtarake dhe policore serbe, një përpjekje e vendosur për të ndalur vuajtjet e popullsisë shqiptare në Kosovë.
Në shenjë të këtij jubileu, NATO ka bërë një postim në faqen e vet zyrtare, duke përkujtuar ndërhyrjen dhe të arriturat e saj brenda këtyre dy dekadave e gjysmë.
“Sot shënohen 25 vjet nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë. Misioni ynë mbetet i fokusuar në ruajtjen e një mjedis të sigurt dhe garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin e OKB-së”, thuhet në njoftim.
Hyrja e trupave ndërkombëtare e bëri të mundur kthimin e mbi 800,000 refugjatëve dhe të zhvendosurve brenda territorit të Kosovës në shtëpitë e tyre, të cilët ishin detyruar të braktisnin vatrat e tyre në kohën e konfliktit dhe ishin strehuar në kampe emergjence në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
Përveç kësaj, tërheqja e forcave ushtarake dhe policore serbe çoi në largimin e një numri të konsiderueshëm të serbëve nga territori i Kosovës.