×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 26 qershor

    NgaKotar FactorialPublikuar: 20/06/2024 | 16:12 Publikimo: 20/06/2024 | 16:12

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel më 26 qershor, për të zhvilluar rundin e ri të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

    Takimi u konfirmua nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano si dhe nga Qeveria e Kosovës.

    Nga Zyra e kryeministrit Kurti thanë shkurt për Radion Evropa e Lirë se fokusi kryesor i takimit do të jetë zbatimi i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, Aneksi për zbatimin e saj “dhe rruga përpara”.

    Por, nga blloku evropian ende nuk kanë dhënë detaje lidhur me agjendën e takimit Kurti-Vuçiq.

    Ky takim i nivelit të lartë në kuadër të dialogut do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak.

    Për mbajtjen e rundit të ri të dialogut është rënë dakord gjatë vizitave që Lajçak zhvilloi në Kosovë dhe Serbi gjatë kësaj jave.

    LEXONI EDHE KËTË:

    Vuçiq takon Lajçakun: Normalizimi ekziston përmes zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit

    Lajçak: Të përshpejtohet zbatimi i Marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh

    Për herë të fundit, Kurti dhe Vuçiq u takuan në Bruksel më 14 shtator të vitit 2023, kur diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, por ky takim rezultoi pa ndonjë përparim, për shkak të qëndrimeve kontradiktore të palëve.

    Disa ditë më vonë, më 24 shtator, një grup i serbëve të armatosur sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit – në veri të Kosovës – duke vrarë një polic. Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.

    Kosova e akuzon Serbinë se qëndron prapa sulmit, por Beogradi mohon se ka gisht në të.

    Që atëherë, Perëndimi është përpjekur disa herë të bindë Kurtin dhe Vuçiqin që të ulen në tryezën e bisedimeve për të diskutuar për hapat për zbatimin e marrëveshjes.

    Kjo marrëveshje – e cila u arrit vitin e kaluar – nuk është nënshkruar nga palët, por BE-ja thotë se ligjërisht e obligueshme për Kosovën dhe Serbinë. Kosova kërkon që të nënshkruhet marrëveshja, por Serbia refuzon një gjë të tillë./REL/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.