×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Temperaturat e larta, MSh dhe IKShPK dalin me rekomandime për qytetarët

    NgaKotar FactorialPublikuar: 20/06/2024 | 18:00 Publikimo: 20/06/2024 | 18:00

    Ministria e Shëndetësisë ka apeluar tek të gjithë qytetarët që këto ditë të kenë kujdes të shtuar nga temperaturat e larta.

    Sipas ministrisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike sugjerohen që të shmangin diellin nga ora 10:00 deri në 17:00.

    Po ashtu, është rekomanduar që të gjithë qytetarët të pinë ujë dhe të shmangin pijet me sheqer, alkool dhe kafeinë e po ashtu edhe të vishen me veshje të lehta.

    “Mos i lini fëmijët apo kafshët në makina. Mbani shtëpinë tuaj të freskët. Qëndroni në hije”, janë disa prej rekomandimeve nga ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë ditës, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vend është paraparë që të mbajnë temperatura deri në 37 gradë Celsius./Klankosova/

     

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.