Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka publikuar fotografinë e të riut që ka vdekur në aksidentin që ndodhi mbrëmë.
Ai ka thënë se viktima është A.Raba, 17 vjeçar.
Latifi i ka shprehur ngushëllime familjes Raba.
I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni me motoçikletẽ e të riut 17 vjeçar, A.Raba nga Rahoveci, nxënës i klasës së 11-të në ShML “Xhelal Hajda – Toni”.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Raba!
Ngushëllime shoqërisë, mësimdhënësve e drejtoreshës së ShML “Xhelal Hajda – Toni”!
Adonisi pushoftë në paqe!