Kurti shkroi në “X” se kjo po ndodh “për herë të parë, ndërsa shtoi se për tri vjet pritet të ketë mbi shtatë milionë dokumente të digjitalizuara.
“Digjitalizimi masiv i materialit arkivor është proces të zhvillimit në Kosovë, për herë të parë. Me skanerët më të avancuar, me rezolucion të lartë tashmë të vendosur, në 3 vjet, ne presim të kemi më shumë se 7 milionë dokumente të digjitalizuara”, shkroi Kurti.
Në këtë kohë, Kurti tha se “arkivi digjital është një mjet thelbësor për ta ruajtur kujtesën tonë institucionale dhe kolektive, si dhe për t’i bërë ato më të qasshme për publikun”.