×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Kryeministri Kurti uron komunitetin egjiptian në Ditën Memoriale të tyre

    NgaKotar FactorialPublikuar: 24/06/2024 | 15:09 Publikimo: 24/06/2024 | 15:09

    Në Ditën Memoriale të komunitetit egjiptian në Kosovë, kryeministri Albin Kurti ka shprehur mirënjohjen dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme për pjesëtarët e këtij komuniteti, duke treguar kontributin e tyre, sipas tij, qenësor në shoqërinë dhe shtetin kosovar.

    Në një postimim në llogarinë e tij në Facebok, kryeqeveritari ka theksuar se gjatë më shumë se tri viteve të qeverisjes, ekzekutivi ka mbështetur egjiptiamet në fushat e arsimit, mirëqenies, ndërtimit dhe ndërmarrësisë.

    “Mirënjohjen ndaj jush e kemi shprehur me mbështetje institucionale në arsim përmes bursave të studimit e qendrave të mësimit, në mirëqenie përmes punësimit dhe programeve për praktikë në punë, ndërtimit dhe renovimit të shtëpive dhe projekteve infrastrukturore, e në ndërmarrësi përmes granteve për biznese të vogla,” tha Kurti. Kryeministri theksoi se Republika e Kosovës është republikë e të gjithëve dhe se zhvillimi dhe progresi janë të qëndrueshëm kur janë të gjithmbarshëm. “Në këtë ditë i gëzohemi arritjeve të përbashkëta, rreshtohemi përballë sfidave dhe zotohemi për punë dhe bashkëpunim në përmirësimin e mëtejmë të mirëqenies, pozitës dhe mundësive tuaja në vendin tonë,” shtoi ai.

    Postimi i Kryeministrit është shpërndarë në Facebook nga Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili është anëtar i komunitetit egjiptian në Kosovë. Sot, më 24 qershor, shënohet Dita Memoriale e komunitetit egjiptian në Kosovë, një ditë që feston arritjet dhe kontributet e tyre në vend.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.