×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Zyra e Borrellit publikon agjendën për takimin Kurti-Vuçiq

    NgaKotar FactorialPublikuar: 24/06/2024 | 16:37 Publikimo: 24/06/2024 | 16:37

    Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell do të presë të mërkurën një takim të nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

    BE ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

    “Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët nga ora 15:00, pasuar më pas nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimet do të analizojnë atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara”, thuhet në njoftimin e zyrës së Borrellit, transmeton Frotn Online.

    Po ashtu është bërë e ditur se para dhe pas takimit do të ketë deklaratë nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell.

    Takimi i fundit Kurti – Vuçiq në Bruksel u zhvillua më 14 shtator të vitit 2023, kur u diskutua për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, por ai takim rezultoi pa ndonjë përparim.

    E vetëm ditë më vonë, një grup paramilitarësh serbë të udhëhequr nga kryekrimineli Milan Radojçiq sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku./Front Online/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.