Është hapur sërish grupi “Albkings”, i cili po publikon foto e video intime, por edhe të dhënat personale të grave e vajzave.
Në redaksinë e Klankosova.tv kanë ardhur bisedat nga grupe të ndryshme për rihapjen e “Albkings-it”, duke bërë thirrje që të përhapet informata për rihapjen e tij.
“Çka po pret, kallxoj krejt shoqërisë, mahallës e kojshive që “Albkings” është rikthyer me shumë degjenerime”, thuhet ndër të tjera.
Megjithëse, në fund të muajit të kaluar, prokuroria kishte njoftuar se grupi ishte mbyllur përfundimisht, e njëjta gjë duket se nuk ka ndodhur.