×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Kurti para takimit të nesërm me Vuçiqin: Të shohim se në ç’gjendje jemi e cilat janë idetë se si mund të ecet përpara

    NgaKotar FactorialPublikuar: 25/06/2024 | 17:04 Publikimo: 25/06/2024 | 17:04

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se beson që takimi i nesërm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel do të jetë “në funksion të rikapitulimit të këtij procesi trevjeçar” të dialogut, raporton Gazeta Express.

    Kurti tha se janë bërë 3 vjet prej kur ai merr pjesë në procesin e dialogut, ndërsa tregoi pritshmëritë për diskutimin e nesërm.

    “Besoj që përveç tjerash, takimi i nesërm, edhe bilateral edhe trilateral do të jetë në funksion të rikapitulimit të këtij procesi trevjeçar. Të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si mund të ecet përpara”, tha ai në një deklarim para gazetarëve.

    Kurti tha se është i bindur se marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me aneksin e zabatimit nga Ohri “është zgjidhja evropiane e fqinjësisë së mirë, e cila nuk është realizuar”.

    Ai tha se “kemi pasur shkelje sistematike të saj”, dhe se nga mosrespektimi i asaj marrëveshjeje “na vijnë të gjitha problemet në raportin me Serbinë”.

    Tensionet dhe eskalimet, Kurti tha se “e kanë adresën, sepse përgjegjësinë e fajësinë në Beogradin zyrtar”.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen të mërkurën në Bruksel. Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell do t’i presë fillimisht ata. Ai, së bashku me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët nga ora 15:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh.

    BE thotë se në takime do të analizohet ajo që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Borrell dhe “do të fokusohen në rrugën përpara”.

    Borrell pritet të dalë para mediave për të folur përpara dhe pas takimeve./Gazetaxpress/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.