×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • No Category

    Ligji për pagën minimale, veteranët paralajmërojnë protesta kundër Qeverisë Kurti

    NgaKotar FactorialPublikuar: 26/06/2024 | 13:26 Publikimo: 26/06/2024 | 13:26

    Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Qeverisë për Ligjin për pagën minimale, pas shqyrtimit të kërkesës së deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për vlerësim.

    Kushtetuesja ka vendosur që ndryshimet e ligjeve për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të verbrit, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë nuk janë në kundërshtim me nenin për barazi para ligjit.

    Pas vendimit të Kushtetues nga OVL/UÇK kanë thënë do të vazhdojnë protestat ndaj Qeverisë Kurti. Faton Klinaku nga kjo organizatë ka shkruar për formën dhe kohën e protestës, do të marrin vendim me organet drejtuese të OVL/UÇK-së.

    Serwer: Duket se s’ka gatishmëri për normalizim politik nga Beogradi, Prishtina s’ka bërë asgjë për themelimin e Asociacionit
    “Qëndrimet tona se do t’i vazhdojmë protestat kundër këtij pushteti i cili vazhdimisht ka punuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së dhe shtresave tjera të shoqërisë, mbeten të pandryshueshme. Për format dhe kohën e protestimit, do të takohemi si organe drejtuese për të vendosur”, ka shkruar Klinaku.

    Në korrik të vitit të kaluar, Ligji për pagën minimale ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

    Ligji i ri parashihte rritjen e pagës minimale në Kosovë, që ishte miratuar më 13 korrik 2023 në Kuvend, por kishte hasur në kundërshtime nga veteranët e luftës në Kosovë.

    Ky ligj nuk i përfshin veteranët. Deri tani pensioni i tyre lidhej me pagën minimale që ishte 170 euro. Tash, ajo është rritur në 264 euro, por vetëm për punëtorët. /Reporteri.net/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.