Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka njoftuar se pas dyshimeve se një person është duke kultivuar bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, kanë kryer bastisje në Kllokot duke gjetur edhe sasi të bimëve të lartcekura.
Policia njofton se pas bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Mogillë, rreh 100 metra larg shtëpisë së tij, është gjetur një serrë (kopsht), në të cilën i njëjti dyshohet se kishte mbjellë rreth 28 bimë të shkurres së bimës Kanabis Sativa në gjatësi rreth 3 metra.
Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Forenzikës për procesim të vendit të ngjarjes, ku edhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 3 bimë (mostra), ndërsa me urdhër të
prokurorit të shtetit sasia tjetër është asgjësuar në vendin e ngjarjes përmes procesit të djegies, ku edhe është bërë “procesverbali mbi shkatërrimin e bimëve narkotike të llojit Kanabis Sativa“.
Në konsultim me prokurorin kompetent i njëjti ka urdhëruar që pas intervistimit të të dyshuarit i njëjti të ndalohet për 48 orë, derisa njësitë përkatëse policore po vazhdojnë me procedurat e mëtejme hetimore.
“Me datën 26.06.2024 DHTN – Gjilan pas njoftimit të prokurorit kompetent dhe urdhrit verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake kanë kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar nga fshati Mogillë – Kllokot, ku gjatë kësaj bastisje rreh 100 metra larg shtëpisë së tij, është gjetur një serrë (kopsht), në të cilën i njëjti dyshohet se kishte mbjellë rreth 28 bimë të shkurres së bimës Kanabis Sativa në gjatësi rreth 3 metra.
Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Forenzikës për procesim të vendit të ngjarjes, ku edhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 3 bimë (mostra), ndërsa me urdhër të
prokurorit të shtetit sasia tjetër është asgjësuar në vendin e ngjarjes përmes procesit të djegies, ku edhe është bërë “procesverbali mbi shkatërrimin e bimëve narkotike të llojit Kanabis Sativa“. Në konsultim me prokurorin kompetent i njëjti ka urdhëruar që pas intervistimit të të dyshuarit i njëjti të ndalohet për 48 orë, derisa njësitë përkatëse policore po vazhdojnë me procedurat e mëtejme
hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/