×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës në Kosovë

    NgaKotar FactorialPublikuar: 26/06/2024 | 17:32 Publikimo: 26/06/2024 | 17:32

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

    Në këtë takim miqësor, Konjufca e falënderoi ambasadoren holandeze për punën e saj në Republikën e Kosovës, kontributi i së cilës ka qenë i rëndësishëm për përafrimin e mëtejshëm dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve që ndajnë vlerat, synimet dhe interesa të përbashkët.

    “Kryetari Konjufca tha se Holanda është një shtet mik që është gjendur përkrah Republikës së Kosovës nëpër periudhat e shtetndërtimit, me angazhimin e saj të vazhdueshëm, gjë që i jep Holandës një vend të veçantë të mirënjohjes në vendin tonë. Ai tha se ambasadorja Lobbezoo është pjesë e kësaj ecurie të përbashkët, për çka ka edhe mirënjohjen tonë”.

    “Ambasadorja holandeze, Carin Lobbezoo e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, e njëkohësisht u shpreh e bindur se edhe pas përfundimit të mandatit të saj do të vijojë kjo traditë e bashkëpunimit të mirë, angazhimit dhe gatishmërisë për të fuqizuar edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet shteteve tona, si dhe do të vazhdojë mbështetja për Republikën e Kosovës në arritjen e objektivave të saj demokratike”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.