Eurodeputeti rom nga Kroacia, Velko Kajtazi, po qëndron në Kosovë.
I shoqëruar nga deputeti Erxhan Galushi, ai sot ka takuar zëvendëskryeministren, Emilja Rexhepi.
Sipas njoftimit është bërë e ditur se në takim është diskutuar rreth çështjeve që prekin komunitetet jo shumicë në rajon.
Ndër të tjera është biseduar edhe për sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e situatës së të drejtave të njeriut dhe integrimin e komuniteteve pakicë.
Kajtazi i cili përfaqëson edhe 11 komunitete të tjera jo shumicë në Kroaci ishte i shoqëruar nga kryetarja e organizatës “Kali Sara”, Suzana Krcmar dhe stafi i saj. /Factorial-ks/