Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve N.L dhe L.S, për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, si dhe ndaj personit juridik, operatorit ekonomik SHPK “Sallahu”, për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Sipas aktakuzës, N.L, në cilësinë e personit zyrtar në Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor (MMPHI) dhe Infrastrukturës, si menaxher i kontratës për mbikëqyrjen e punimeve për rehabilitimin e rrugës nacionale N9, segmenti Pejë-Kuqishtë-Çakorr, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, duke i mundësuar të pandehurit L.S, pronarit dhe personit përgjegjës të operatorit ekonomik SHPK “Sallahu”, “në mënyrë të kundërligjshme ka aprovuar pagesat, ku diferenca mes punëve të paguara dhe atyre të pranueshme është 196.234.21 euro, kështu duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovë në shumën e lartcekur”.
Prokuroria ka kërkuar të pandehurit të shpallën fajtorë dhe “të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë”. /Demokracia.com/