Rreth 3 mijë kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve janë bërë deri më tani në veri të vendit.
Kështu për Klankosova.tv ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se numri i përgjithshëm i kërkesave për këtë periudhë është 3 mijë e 55.
Ai bëri të ditur gjithashtu se në Leposaviq deri më tani janë 825 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 802, në Zubin Potok 462 dhe në Zveçan 551 kërkesa.