×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Kjo është shuma me të cilën do të shpërblehet Distria Krasniqi për medaljen e argjendtë olimpike

    NgaKotar FactorialPublikuar: 29/07/2024 | 7:09 Publikimo: 29/07/2024 | 7:09

    Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris të Francës.

    Ajo në finale, në kategorinë deri në 52 kilogramë, u mposht nga uzbekja, Diyora Keldiyorova, e cila fitoi me wazari.

    Pas ndeshjes, Distria Krasniqi tha se është shumë e lumtur që fitoi medalje olimpike.

    Por çfarë shume do të fitojë Distria nga shteti për medaljen e argjendtë?

    Shteti i Kosovës, është vendi që shpërblen më së shumti në rajon sportistët që sjellin medalje nga Lojërat Olimpike.

    Shpërblimet shtetërore për sportistët që fitojnë medalje në gara zyrtare ndërkombëtare janë:

    Rekordi Olimpik – 200 mijë euro

    Medalja e artë olimpike – 100 mijë euro

    Medalja e argjendtë – 60 mijë euro

    Medalja e bronztë – 40 mijë euro

    Si fituese e medaljes së argjendtë në LO Paris 2024, Distria Krasniqit i takojnë 60 mijë euro.

    Trajnerët marrin gjysmën e shumës që fitojnë sportistët kësaj radhe 30 mijë euro.

    Kosova deri më tani kanë fituar një medalje në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ndërsa pretendohet edhe të tjera në xhudo, por dhe në boks me Donjeta Sadikun.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.