Organizata “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” ka njoftuar se ka dorëzuar 11 kërkesa në drejtoritë komunale për “Hartimin e Planit të Veprimit Komunal Kundër Braktisjes dhe Mosregjistrimit të Shkollës”.
Sipas njoftimit të VoRAE-së kjo nismë ka ardhur me qëlllim përmirësimin e jetës së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Ndër të tjera, VoRAE thekson se kërkon mbështetjen e institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar qasje të barabartë dhe gjithëpërfshirëse në arsim.
Zyrtarja e Programit të Edukimit, Fortesa Shasivari, në një prononcim për Factorial ka dhënë më shumë detaje për këtë inciativë.
“Arsyeja pse kemi kërkuar me bë këtë Plan të Veprimit ka qenë që të ulet numri i nxënësve te cilet po e braktisin shkollën dhe atyre të cilët pavarsisht që po e mbushin 6 vjet nuk po regjistrohen në shkollë. Duke e parë këtë fenomen ne si OJQ kemi kërkuar nga komunat qe të hartojnë një Plan të Veprimit. Disa prej tyre tani veç se e kanë përfunduar këtë plan dhe ne shpresojmë se ky do të jetë një hap i mirë dhe do të kontribuon në uljen e numrit të braktisjeve, pasi që shkollimi fillor është i rëdësishëm për nxënësit dhe mbi të gjitha duhet që të zbatohet ligji për Arsimin Fillor dhe të merren masa konform ligjt për prindërit të cilët nuk i dergojnë fëmijet në shkollë”, ka thënë Shasivari për Factorial.
Sipas statistikave të vitit 2019 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe UNICEF, vetëm 84% e fëmijëve të këtyre komuniteteve vijojnë shkollimin fillor, ndërsa ky numër bie ndjeshëm në ciklin e mesëm të ulët dhe në shkollimin e mesëm të lartë.