Kosova qëndron më mirë me medalje në Lojërat Olimpike Parisi 2024 se India, shteti më numrin më të madh të banorëve në botë.
Derisa vendi ynë, të paktën deri të enjten në mesditë, mbajti pozitën e 34 në renditje të fituesve, gjigandi aziatik është 8 vende më poshtë, si i 42-ti në radhitje.
Në fakt, India ka një medalje më shumë se Kosova, pra 3, por të gjitha i ka të bronzta, që vlejnë më pak se një e argjendtë.
Kosova qëndron më mirë edhe se shumë shtete tjera, që kanë më tepër banorë e sport më të zhvilluar. Greqia është 10 vende më poshtë ,e vetëm një medalje të bronztë E nga poshtë, Kosovën e shohin edhe vende si Sllovakia, Egjipti, Austria.
Baras me Kosovës për sa u përket medaljeve janë “supershtetet” si Meksiko, Zvicra, Turqia dhe Ukraina, të gjitha me nga një të argjendtë e një të bronztë.
Interesat është fakti tjetër se edhe Spanja e Polonia, dy shtete të mëdha evropiane, kanë vetëm nga një medalje bronzi më shumë se Kosova. “Armikja” kryesore e Kosovës, Serbia, qëndron 11 vende më mirë, por ka vetëm një medalje, që “për sherr” qëllon të jetë e artë.
Të gjitha medaljet që ka fituar Kosova, 2 në këtë olimpiadë, 2 në atë të Tokyos dhe 1 në Rio De Janeiro, janë nga një sport i vetëm, xhudoja./KlanKosova/