×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    BE për sanksionet ndaj Kosovës: Ju kallxojmë kur shtetet të vendosin nëse duan t’i heqin

    NgaKotar FactorialPublikuar: 01/08/2024 | 15:24 Publikimo: 01/08/2024 | 15:24

    Janë bërë më shumë se një vit prej kur Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës, pas vendosjet së kryetarëve në komunat në veri. Të njëjtat janë ende në fuqi, pavarësisht raportit të kryediplomatit evropian, Josep Borrell, dhe tashmë u takon shteteve anëtare të thonë fjalën e tyre.

    Në një konferencë për media, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se për çdo veprim të shteteve anëtae në lidhje me masat, do të njoftohet.

    “Ne nuk komentojmë proceset apo procedurat në vazhdim të shteteve anëtare në Këshill, apo mes institucioneve dhe shteteve anëtare. Nëse shtetet anëtare vendosin t’i largojnë masat, në një mënyrë apo tjetrën, ne do ta bëjmë njoftimin e nevojshëm.” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.

    Stano foli edhe rreth hapjes së urës së Ibrit, duke u shprehur se kjo çështje duhet të diskutohet në dialogun e ndërmjetësuar nga BE:

    “Çdo hap apo veprim që do të ndërmerret, që ka ndikim te njëra apo tjetra palë, duhet të zgjidhet, diskutohet dhe të dërgohet përpara në kornizën e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

    Sërish jemi te “çka nëse”, mund vetëm të përsëris që hapja e Urës është një çështje e dialogut, dhe çdo vendim për hapjen duhet të merret në dialog”.

    Ndërkohë, në korrik u raportua se pavarësisht raportit të shefit të Poltikë së Jashtme, disa shtete anëtare nuk janë dakorduar plotësisht. Shumica prej tyre janë pajtuar për heqjen e masave, megjithatë disa kanë dashur të hiqen vetëm një pjesë

    “REL” raportoi disa vende po kërkojnë vendosjen e një klauzole, përmes së cilës, masat kthehen automatikisht, nëse Kosova ndërmerr hapa të njëanshme apo të pakoordinuar në veri, që rrjedhimisht, mund të rrisin tensionet.

    Kurti kërkon sërish heqjen e tyre

    Të mërkurën në një drekë të shtruar nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e ku kishte të pranishëm edhe ambasadorë të shteteve të tjera, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsëriti thirrjen për largimin e masave.

    “Në këtë drekë, kryeministri theksoi rëndësinë që ka Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën, veçanërisht, dhe përgatitjet që Qeveria po bën për këtë plan. Ai bëri thirrje për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës, teksa përsëriti mbështetjen dhe orientimin e qartë që Kosova ka për anëtarësim në Bashkimin Evropian.” – thuhej në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit.

    Ndërkohë, Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë që përmbajtja e raportit të kryediplomatit Borrell nuk do të bëhet publike, megjithatë sipas raportimeve të mediat, aty mes tjerash thuhej:

    “Marrë parasysh hapat që i ka ndërmarrë Kosova drejt përmbushjes së kërkesave të BE-së, të shprehura në deklaratën e 3 qershorit 2023, përfaqësuesi i lartë i rekomandon Këshillit [Evropian] që të marrë qëndrim për heqjen e masave për Kosovën, në të njëjtën kohë duke respektuar prerogativat institucionale”./Nacionale/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.