×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Presidentja i reagon BE-së, thotë se Ura e Ibrit s’i takon dialogut: Vuçiqi s’ka çka pyetet se kur hapen urat në Kosovë

    NgaKotar FactorialPublikuar: 01/08/2024 | 20:26 Publikimo: 01/08/2024 | 20:26

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka reaguar ashpër Bashkimit Europian për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

    Ajo shprehet kundër BE-së ku sipas tyre kjo pikë duhet të jetë pjesë e dialogut, transmeton klankosova.tv.

    ”Reagim ndaj deklaratës së sotme të BE-së se çështja e hapjes së urës së Ibrit duhet të jetë temë e dialogut me Serbinë. Çështja e urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë. Një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tonë. Vuqiçi nuk ka çka pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës”.

    ”Dialogu i vetëm që duhet të bëhet, është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë (veçanërisht me NATO-n) në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë”./KlanKosova/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.