Analisti Fidan Ukaj në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit, duke thënë se ajo urë do të hapej në janar të vitit 2017, por sipas tij,vlerësimet e komponentëve sigurisë e kanë shtyrë.
Ukaj tha se NATO i ka dhënë mesazh të qartë kryeministrit Kurti, duke i thënë se nëse ura hapet pa koordinim, atëherë “ne do të veprojmë”, përcjell Klankosova.tv.
“Në fakt ura do të hapej më 20 janar të vitit 2017, mirëpo vlerësimet e komponentëve të sigurisë e kanë shtyrë deri në këtë kohë, tanimë është një gjendje krejt tjetër, është një gjendje ndryshe nga koha e 20 janarit të 2017-tës, megjithatë vlerësimet e komponentëve të sigurisë, po e shtyjnë”.
“Mendoj që këto vlerësime të sigurisë kanë qenë kruciale, që ura akoma nuk është hapur, e poashtu të jetë kruciale edhe në hapjen e saj dhe mendoj që NATO, KFOR-i i ka dhënë një mesazh shumë të qartë edhe kryeministrit Kurti se nëse eventualisht pa koordinim provon me e hap urën, atëherë ne do të veprojmë dhe veprimi i NATO-s nënkupton vendosjen e telave me gjemba”, është shprehur ai./KlanKosova/