×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Në Mitrovicë të Veriut pritet të hapet strehimore për viktimat e dhunës në familje

    NgaKotar FactorialPublikuar: 20/08/2024 | 20:01 Publikimo: 20/08/2024 | 20:01

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për një zhvillim të rëndësishëm në komunën e Mitrovicës së Veriut, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me kryetarin e kësaj komune, Erden Atiq.

    Kontrata e re, sipas Sveçlës, i hap rrugë shfrytëzimit të kompleksit të ish-objekteve të Remontit në Mitrovicën e Veriut, duke e kthyer atë në një hapësirë të dobishme për qytetarët.

    Në këtë kontekst, ministri shprehu kënaqësinë e tij për faktin se një nga objektet e këtij kompleksi do të ketë një destinim të veçantë.

    Ai, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe nënkryetaren e Mitrovicës së Veriut, Katarina Adancic, vendosën që kjo ndërtesë të shërbejë si një qendër për përkujdesjen dhe strehimin e viktimave të dhunës në familje.

    Ministri Sveçla theksoi se ky hap është vetëm një nga përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve për të shtuar dhe avancuar shërbimet për të gjithë qytetarët, pa dallim.

    Ai siguroi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të ndryshme do të vazhdojë, duke u fokusuar në përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë./Telegrafi/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.