Subvencionimi për blerjen e librave dhe mjeteve mësimore për vitin shkollor 2024/2025 është duke vazhduar edhe pse ka ankesa për mënyrën e subvencionimit dhe për problemin për t’i siguruar të gjitha librat.
Qytetari, Edomond Thaqi gjatë kohës kur po blinte librat për dy fëmijët e tij foli për këtë proces duke e quajtur si maltretim për prindërit dhe se nuk po e dinë saktë së çfarë libra duhet të blejnë.
“Po nisem nga vetja, i kam dy fëmijë, njërin në klasë të gjashtë (6) dhe tjetrin në klasën e nëntë (9), edhe kjo është një maltretim edhe për neve si prind, duke e marrë parasysh se edhe nuk e dimë saktë çfarë librash i kanë nda shtëpitë botuese, disa janë nga Dukagjini disa nga Albas”, – ka deklaruar qytetari Edmond Thaqi.
Ndër të tjetra prindi Edmond Thaqi ka thënë së përkundër që kanë pranuar disa lista nga shkolla prapë nuk janë të sigurt nëse janë të sakta, sipas tij as shkollat nuk po e dinë së më çfarë tekste shkollore do të punojnë.
“Po mendoj që të ardhmen kish me qenë mirë që t’i pajisin shkollat, e shkollat pastaj t’i pajisin fëmijët më libra. Përkundër që i kanë dërguar disa lista të librave, prapë në grupe shkruajnë prind e arsimtarë që mos të nguten me i ble librat, është një maltretim duhet me e lanë punën më ardhë me këqyrë sa janë çmimet, cilat libra janë, mos po gabojmë pastaj me u kthy edhe me i marrë tjerat, kështu që po me doket edhe shkollat nuk e dinë së me çfarë librash do të punojnë” – ka thënë Thaqi.
Lidhur më këtë proces ka ankesa edhe për mungesën e librave nëpër librari, ku një prind ka treguar së librarit edhe pse i kanë tekstet shkollore nuk po i shesin.
“E thirra Librarin “Dukagjini” me i pyet për librat shkollore. Personi që u përgjigj në telefon tha i kemi, por nuk kemi fillu me i shite, ju informojmë ne rrjete sociale kur fillojmë me shitje. S’po kuptoj! A po dojnë me qëllim me kriju tollovi a çka është puna” – ka thënë ky prind.
Ndërsa nga shtëpia botuese “Dukagjini” njoftojnë së shitja e librave ka filluar dhe së janë duke i furnizuar të gjitha librarit dhe se nuk do të ketë mungesë të teksteve shkollore.
“Nuk ka mungesë të librave, librat janë të kompletuara dhe çdo ditë jemi duke i furnizuar librarit”, -thuhet në përgjigjen e shtëpisë botues “Dukagjini”.
Gjithashtu edhe nga shtëpia botuese “Albas” njoftojnë së kanë filluar furnizimin e librarive ne shumicën e Librarive në qytete dhe së nuk do të ketë mungesë të teksteve shkollore pasi është bërë planifikimi në bazë të aktiveve shkollore.
“Ne kemi filluar me i furnizu librarit dhe shumicën e librarive nëpër qytete jemi tu i furnizu dhe planifikimi e librave e bëjmë nga përzgjedhjet që bëjnë aktivet profesionale, kështu që s’besoj që do të këtë mungesë të librave”- ka njoftuar përgjegjësi Fatlum Hetemi nga shtëpia botuese “Albas”.
Qeveria e Kosovës i ka dedikuar 13,875,138 euro për subvencionimin e blerjes së librave dhe mjeteve mësimore për vitin shkollor 2024/2025.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci më 13.08.2024 në një konferencë për media ka deklaruar se edhe këtë vit shkollor do të subvencionohet blerja e librave ngjashëm si në vitin e kaluar shkollor, 2023/2024./Kallxo.com/