Ashtu edhe si është bërë traditë, PriFest përmbyll edicionin me Projeksion special .
Këtë vit, ndihemi shumë të lumtur që të prezentojmë para jush që filmi përmbyllës i këtij edicioni është filmi i regjisores dhe skenaristes Luana Bajrami.
Filmi Bota Jone, vjen si Projeksion special do të shfaqet me datë:15 shtator nga ora 19:00.
Bota jonë është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Francës i cili do të shfaqet në natën e fundit të festivalit.
Filmi trajton tema të rëndësishme si kërkimi për liri personale, miqësia, dhe sfidat e rritjes në një mjedis ku mundësitë janë të kufizuara.
Zoen dhe Volta , dy kushërira, të cilat vendosin ta braktisin fshatin dhe familjen për të studiuar në Prishtinë, por më shumë se kaq ato kërkojnë ta gjejnë veten dhe vendin të cilit i takojnë. Me njëra – tjetrën në krah, entuziaste e me ëndrra plot, ato marrin rrugën drejt Prishtinës. Megjithatë, ikja nga fshati e fillimet në Prishtinë për Zoen dhe Voltan nuk ishin edhe aq të lehta. Ky rrugëtim sa ambicioz, ishte edhe i vështirë e i shoqëruar me kriza e probleme të shumta shoqërore e ekonomike.
Filmi,nën regjinë dhe skenarin e Luana Bajramit,në përmbyllje të festivalit.Producentë të filmit janë;Val Rahmani, Eric Toledano, Olivier Nakache, Nicolas Duval Adassovsky, Hervé Ruet.
Aktorët kryesorë të filmit; Albina Krasniqi, Elsa Mala, Don Shala, Aurora Ferati dhe Gani Rrahmani.
Ruani datat: 10-15 shtator 2024!
#ForHer #VjosaForever #PriFest