×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    FILMI OKARINA NË NATËN E DYTË NË PRIFEST

    NgaKotar FactorialPublikuar: 06/09/2024 | 11:05 Publikimo: 06/09/2024 | 11:05

    Në garën ballkanike të filmit të metrazhit të gjatë OKARINA nga Alban Zogjani ipet në natën e dytë.

    Një film i që trajton tema universale të ndryshimit, moralit dhe pasojave të zgjedhjeve jetësore.

    Filmi paraqet një histori për sfidat familjare që lindin për shkak të ndryshimeve në stilin e jetesës pas zhvendosjes në një vend të ri, të nxitura nga dëshira e fortë për të përmirësuar kushtet e tyre. Shaqa dhe Selvia sfidojnë ndjenjën e tyre të “moralit” për të ndjekur një të ardhme më të ndritur. Ndërkohë, përfshirja e pavullnetshme e Giovannit e drejton rrugën e tyre në një drejtim të papritur. Megjithatë, udhëtimi i tyre nuk përfundon ashtu siç e kishin parashikuar.

    Filmi në regjinë e Alban Zogjanit vjen si premierë kosovare. Producentë të filmit janë Rita Krasniqi, Dren Zherka, ndërsa skenari nga Albana Muja.

    Në film luajnë: Jehon Gorani, Shengyl Ismajli, Rina Krasniqi, Flaka Latifi, Arta Selimi, Kastriot Shehi.

    Filmi do të shfaqet më datë 11 shtator 2024, në Kino Armata, nga ora 19:30.

    Edicioni 16-të mbahet prej 10-15 shtator 2024.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.