×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Kosova së shpejti me ambasadë në Kolumbi

    NgaKotar FactorialPublikuar: 09/09/2024 | 13:44 Publikimo: 09/09/2024 | 13:44

    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, po qëndron për vizitë zyrtare në Kolumbi.

    Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se Gashi u prit në Pallatin San Carlos nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kolumbisë, Jorge Enrique Rojas.

    “Pikë kryesore e takimit ishte hapja e ambasadës së Republikës së Kosovës në Kolumbi”, thuhet në postim.

    Gashi falënderoi zëvendësministrin Rojas për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Kolumbia përgjatë proceseve integruese të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    Ndërsa nga ana tjetër zëvendësministri Rojas e falënderoi Gashin për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e Kolumbisë që t’i zgjerojë më tej marrëdhëniet e mira mes dy vendeve përmes nënshkrimit të marrëveshjeve dhe intensifikimit të shkëmbimeve diplomatike./Portali-ATV/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.