Ministri i Jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis, në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të OKB-së e ka takuar homologen e tij nga Kosova, Donika Gërvalla-Schwarz.
Cassis bëri të ditur se diskutimi u fokusua në situatën në veri të Kosovës dhe vazhdimin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Forcimi i lidhjeve dypalëshe dhe promovimi i perspektivave evropiane për Ballkanin Perëndimor mbeten prioritetet kryesore për Zvicrën”, njoftoi kryediplomati zviceran./Frontonline/