Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Neë York, është takuar me Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani.
Osmani përmes një postimi në Facebook ka thënë se me homologun e saj kanë folur për rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve, përcjell Klankosova.tv.
“Në Neë York e falënderova Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, për mbështetjen e patundur për Republikën e Kosovës”.
“Bashkë, diskutuam rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve tona, si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar presidentja Osmani./KlanKosova/