Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ka kaluar në parim projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se i falënderon anëtarët e Komisionit për diskutimet dhe votimin e këtij projektligji të rëndësishëm “që ka për qëllim ndjekjen e pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve”.
“Sot, përpara anëtarëve të Komisionit për Legjislacion prezantova projektligjin për Byronë me fokus ndryshimet që ndërlidhen me adresimin e gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese, siç janë retroaktiviteti, periudha e verifikimit, komisioni mbikëqyrës dhe ndarja e pushteteve”, ka pohuar Haxhiu. /Klankosova.tv/