Policia e Kosovës ka vendosur sot disa pengesa mbi Urën e Bërnjakut, me qëllim të parandalimit të kontrabandës.
Vendosjen e tyre e ka konfirmuar për Gazetën Express zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se këto pengesa bllokojnë kalimin e kamionëve, kurse për veturat e vogla kalimi është i mundur.
“Policia e Kosovës po vendos pengesa te pjesërishme te Ura e Bërnjakut, me qëllim të parandalimit të kontrabandës. Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndërsa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, ka deklaruar Elshani.
Më poshtë gjeni pamje: