×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Zyrtarët e ASK-së vërejnë gatishmëri te serbët e veriut për t’u regjistruar

    NgaKotar FactorialPublikuar: 08/04/2024 | 20:49 Publikimo: 08/04/2024 | 20:49

    Zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës e shohin sfiduese angazhimin e regjistruesve serbë në pjesën veriore, pas dorëheqjeve të një pjese të tyre javën që shkoi.

    Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ASK-së, Avni Kastrati, në një konferencë për media të hënën, theksoi se aktualisht 98 për qind e mbikëqyrësve dhe rreth 90 për qind e regjistruesve janë aktivë në terren.

    Sipas tij, deri tash procesi është zhvilluar normalisht.

    “Unë vetë isha dje në pjesën veriore me disa kolegë edhe jemi takuar me përfaqësues të komunitetit serb, por jo nga Lista Serbe. Dhe ka një gatishmëri edhe te popullsia serbe për t’u regjistruar, edhe te ata ka një gatishmëri, dhe kanë kërkua disa ditë afat për me u trajnua, që ne jemi dakord”, tha Kastrati.

    Kastrati tha se për regjistruesit serbë do të ketë trajnime gjatë ditëve në vijim.

    E, për thirrjen e Listës Serbe për të mos marrë pjesë në procesn e regjistrimit, ka folur njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu.

    “Heqjes së lgjetimitetit publik të ekzistimit në regjistrin e partive politike në KQZ të një subjekt politik është çështje ligjore dhe ka procedurë. Procedurat e Ligjit për vetëqeverisje lokale e parashohin këtë dhe është çështje e KQZ-së që ta vlerësojë dhe pastaj të ndërmarrë hapat e duhur”, tha Baraliu.

    Procesi i regjistrimit ka nisur më 5 prill, dhe në tri ditët e para, sipas Burim Limollit, shef i teknologjisë informative në ASK, janë realizuar 7 mijë e 643 intervista.

    “Sa i përket pjesëmarrjes sipas etniteteve do të thotë kemi të gjitha etnitetet në territor të Kosovës që janë duke marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë. Kjo është një tabelë e gjeneruar prej sitsmit dje në orën 06 e 30 që pasqyron se kemi pjesëmarrje prej të gjotha grupeve etnike në regjistrimin e popullsisë”, tha Limolli.

    Regjistrimi po bëhet 13 vjet pas atij më 2011, që është i vetmi pas luftës. Atëkohë në katër komunat e veriut nuk ishte realizuar ky proces.

    Procesi do të përfundojë më 17 maj dhe zyrtarët e ASK-së kanë paralajmëruar gjoba deri në 2 mijë euro për ata që refuzojnë të regjistrohen.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.