×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Sveçla takon zyrtarin e BE-së, ngre shqetësime për trajnimin në Serbi të grupeve për realizim të sulmeve në Kosovë

    NgaKotar FactorialPublikuar: 15/04/2024 | 23:44 Publikimo: 15/04/2024 | 23:44

    Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka pritur në takim zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë Tomas Szunyog.

    Ai ka thënë se në këtë takim ka ngritur shqetësimet e tij për trajnimin e vazhdueshëm të grupacioneve në Serbi, për siç ka thënë, realizim të sulmeve të reja në Kosovë.

    “Biseduam për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme me qëllim të sundimit të rendit dhe ligjit, ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Diskutuam për situatën e sigurisë në komunat veriore dhe ngrita shqetësimin për kërcënimet e njëpasnjëshme publike të Serbisë dhe vazhdimit të trajnimit të grupacioneve atje, për realizimin e sulmeve të reja brenda Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

    Ai tutje ka shkruar se “Republika e Kosovës vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të padrejta të BE-së për të cilat kërkova nga z. Makovec heqjen e tyre”.

    “Angazhimi ynë i përditshëm i bazuar në vlerat dhe praktikat më të mira evropiane është dëshmi e përcaktimit tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, familje brenda së cilës duhet të jetë patjetër Republika jonë”, ka shkruar Sveçla.

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.