×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    AAK-ja premton 50% rritje të pagës për të gjithë mësimdhënësit

    NgaKotar FactorialPublikuar: 21/06/2024 | 17:29 Publikimo: 21/06/2024 | 17:29

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur sot grupin e ekspertëve në leminë e arsimit, ku diskutuan për disa nga prioritetet që pritet të përfshihen në programin zgjedhor të kësaj partie.

    Pas këtij takimi, AAK-ja doli me 14 zotime në fushën e arsimit, ku tha se në programin zgjedhor të tyre do të përfshihet rritja e pagës për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50 për qind.

    Po ashtu, AAK-ja premtoi se do të ketë rritje të buxhetit për arsim në 6 për qindtë GDP-së, e po ashtu edhe përmirësim të infrastrukturës fizike, duke u përshtatur me kriteret bashkëkohore.

    Më poshtë gjeni të gjitha prioritetet e AAK-së në leminë e arsimit që pritet të përfshihen në programin zgjedhor 2025-2028:

    Sfidat në sistemin arsimor të Kosovës e determinojnë një reformë thelbësore te këtij sektori;

    Rritja e buxhetit për Arsim në 6% të GDP-së;

    Rritja e pagës për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50%;

    Përmirësimi i infrastrukturës fizike duke u përshtatur me kriteret bashkëkohore;

    Trajtimi në mënyrë të barabartë të universiteteve publike dhe private përmes monitorimit të performancës;

    Profilizimi i institucioneve të arsimit të lartë dhe pavarësimi financiar i tyre;

    Tekste falas për arsimin parauniversitar;

    Arsimi gjithëpërfshirës dhe garantimi i kuadrit profesional për fëmijët me nevoja të veçanta;

    Rregullimi me ligj i arsimit plotësues në diasporë;

    Negocim i kontratës së re kolektive me sindikatat e arsimit dhe palët tjera të interesit;

    Trajnimet e vazhdueshme falas për të gjithë mësimdhënësit;

    Certifikimi dhe akreditimi i instituteve shkencore dhe krijimi i mundësisë për gjenerimin e të hyrave vetanake;

    Rritje të sigurisë në shkolla;

    Mbështetje të programeve për arsimin profesional sipas nevojave të tregut./KlanKosova/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.