×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Abdixhiku: LDK-ja propozoi 26 janarin datë të zgjedhjeve

    NgaKotar FactorialPublikuar: 31/07/2024 | 16:49 Publikimo: 31/07/2024 | 16:49

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me presidenten Osmani, njofton se ka propozuar datën 26 janar për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

    Ai thotë se u ofruan tri data për caktimin e tyre dhe dhe në vijë me bindjet politike të Lidhjes Demokratike – se vendit i duhet sa më parë një Qeveri e re, që parandalon zhbërjen e shtetit, shëron polarizimin shoqëror, rikthen orientimin pro-perëndimor e fokusohet në zhvillim e mirëqenie qytetare, propozova datën 26 janar 2025 si datë të zgjedhjeve të ardhshme

    Postimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë të Republikës,

    Sot, me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, kam marrë pjesë në takimin konsultativ ndërpartiak, të thirrur për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta.
    Sipas afateve kushtetuese, konsultimet për datën e zgjedhjeve nisin nga 26 korriku; vetëm 3 javë larg datave të darkave joformale. Ky fakt, në vete, e bën, edhe një herë, përpjekjen e shpërbërjes së Kuvendit e kështu të heqjes së përgjegjësisë nga Qeveria populliste krejt të panevojshëm dhe të dëmshëm.

    Në takim prezent ishin 13 parti të përfaqësuara në Parlamentin e Kosovës. Në takimin e thirrur nga Presidentja nuk morën pjesë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

    Meqë, sipas përcaktimeve të afateve kushtetuese, në dispozicion na u ofruan katër data, ato të 26 janarit, 2 shkurtit, 9 shkurtit e 16 shkurtit; dhe në vijë me bindjet politike të Lidhjes Demokratike – se vendit i duhet sa më parë një Qeveri e re, që parandalon zhbërjen e shtetit, shëron polarizimin shoqëror, rikthen orientimin pro-perëndimor e fokusohet në zhvillim e mirëqenie qytetare, propozova datën 26 janar 2025 si datë të zgjedhjeve të ardhshme.

    Zgjedhjet për LDK-në janë gjithmonë festë!
    Si manifestim i demokracisë, si rikthim tek qytetari, si vlerë e shtetit tonë të ri, ato na vijnë në një moment kritik të vendit, të gjeneratave të tashme dhe atyre që vijnë. Prandaj dhe përbashkimi i së djathtës sot është thirrje për shpëtim!

    E ardhmja është e bukur.
    Lidhja është gati!
    Lidhja është e fortë!

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.