×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq për mosdeklarim të pasurisë

    NgaKotar FactorialPublikuar: 14/05/2024 | 12:37 Publikimo: 14/05/2024 | 12:37

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq për mosdeklarim të pasurisë.
    Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

    “Konfirmoj se Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër të njëjtit për veprën penale “Mos raportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” sipas KPRK-së”, ka deklaruar Ulaj.
    Sipas aktakuzës, thuhet se Rakiq, në cilësinë e ministrit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, me dashje ka vepruar në kundërshtim me nenin 5 të Ligjit për Deklarim, Prejardhjen dhe Kontrollimin e Pasurisë së Zyrtarëve së Lartë Publikë, ashtu që i njëjti edhe pse ka qenë i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë në formularin e deklarimit të pasurisë, nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara.

    Aktakuza e cila është siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thotë se Rakiq në formularin për deklarimin e pasurisë të dorëzuar më 31 mars 2021, nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara për vitin 2020, respektivisht nuk ka deklaruar të hyrat vjetore të përfituara nga funksioni si asistent në Shkollën e Lartë Ekonomike në Pejë dhe funksionin në Ndërmarrjen Publike “Standard” në Mitrovicë.
    Në arsyetimin e aktakuzës, thuhet se Rakiq në deklaratën e tij të dhënë në Prokurori në tërësi e ka pranuar kryerjen e veprës penale dhe i njëjti është shprehur i gatshëm që të hyjë në negociata për pranimin e fajësisë. /Telegrafi/

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.