×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    Azemi: Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat u larguan nga vendi i punës

    NgaKotar FactorialPublikuar: 26/07/2024 | 19:04 Publikimo: 26/07/2024 | 19:04

    Kushtet jo të mira të punë, por edhe pagat e ulëta janë disa nga pakënaqësitë që po i qojnë deri në dorëheqjen nga vendi i punës punëtorët e sektorit privat në Kosovë.

    Vetëm gjatë këtij viti rreth 150 mijë punëtorë thuhet se u larguan nga puna. Kështu po thotë për Front Online kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat në Kosovë Jusuf Azemi.

    Ai deklaroi se gjendja më e rënd është tek punëtorët e sektorit privat të punësuar në Institucione shtetërore.

    “Përafërsisht mund të jetë rreth 150 mijë punëtorë që janë larguar nga puna. Ata që janë më të diskriminuarit punëtorët teknik e sigurimit fizik që kryejnë punë për institucione shtetërore, janë pagat më të vogla dhe shumë kompani private edhe kontributet po i paguajnë shumë me vonesë ose hiç. Pagat e ulëta, pasiguria e kushtet në punë janë arsyet kryesore që largohen nga puna”, deklaroi Azemi.

    Azemi ka kritikuar pushtetin aktual, duke thënë se nuk ka bërë asgjë për punëtorët e sektorit privat.

    Ai madje thotë se ndihën të diskriminuar nga Qeveria Kurti.

    “Qeveria për punëtorët nuk ka bërë asgjë. E ka ngrit një pagë minimale e cila nuk na hynë në punë hiç. Nuk ka krijuar kushte të mira as nuk ka marrëveshje kolektive e cila është dashur të jetë e aplikuar edhe për punëtorët e privatit. Qeveria është sjell me këta punëtor sikur mos të kishin ekzistuar fare. Ne jemi të diskriminuar nga Qeveria”, theksoi Azemi.

    Ndryshe, Sindikata e punonjësve të sektorit privat, vazhdimisht ka kërkuar rrite të pagave për këtë sektor, me vendim për rritje të pagës minimale nga Qeveria, pasi sipas tyre këta punonjës janë të rrezikuar për mbijetesë. /Front Online /

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.