×
  • S’fundmi
  • Puna jonë
  • S’fundmi

    BOTA JONË – Filmi përmbyllës i edicionit të 16-të të PriFest.

    NgaKotar FactorialPublikuar: 27/08/2024 | 15:56 Publikimo: 27/08/2024 | 15:56

    Ashtu edhe si është bërë traditë, PriFest përmbyll edicionin me Projeksion special .

    Këtë vit, ndihemi shumë të lumtur që të prezentojmë para jush që filmi përmbyllës i këtij edicioni është filmi i regjisores dhe skenaristes Luana Bajrami.

    Filmi Bota Jone, vjen si Projeksion special do të shfaqet me datë:15 shtator nga ora 19:00.

    Bota jonë është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Francës i cili do të shfaqet në natën e fundit të festivalit.

    Filmi trajton tema të rëndësishme si kërkimi për liri personale, miqësia, dhe sfidat e rritjes në një mjedis ku mundësitë janë të kufizuara.

    Zoen  dhe Volta , dy kushërira, të cilat vendosin ta braktisin fshatin dhe familjen për të studiuar në Prishtinë, por më shumë se kaq ato kërkojnë ta gjejnë veten dhe vendin të cilit i takojnë. Me njëra – tjetrën në krah, entuziaste e me ëndrra plot, ato marrin rrugën drejt Prishtinës.  Megjithatë, ikja nga fshati e fillimet në Prishtinë për Zoen dhe Voltan nuk ishin edhe aq të lehta. Ky rrugëtim sa ambicioz, ishte edhe i vështirë e i shoqëruar me kriza e probleme të shumta shoqërore e ekonomike.

    Filmi,nën regjinë dhe skenarin e Luana Bajramit,në përmbyllje të festivalit.Producentë të filmit janë;Val Rahmani, Eric Toledano, Olivier Nakache, Nicolas Duval Adassovsky, Hervé Ruet.

    Aktorët kryesorë të filmit; Albina Krasniqi, Elsa Mala, Don Shala, Aurora Ferati dhe Gani Rrahmani.

    Ruani datat: 10-15 shtator 2024!

    #ForHer #VjosaForever #PriFest

    Lexo edhe: DRABAR PANDAR:

    Factorial-Ks, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.